INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“World Justice Project”, Shqipëria bën hapa pas, ndër më të korruptuarat në botë

“World Justice Project”, Shqipëria bën hapa pas, ndër më të korruptuarat në botë

Publikuar më: 09:37 01-03-2019

Në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018-2019, të publikuar nga një institut kërkimor me qendër në SHBA, “World Justice Project”, Shqipëria renditet e 71-ta mes 126 shteteve. Zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë. Shqipëria ka ka marrë 0.51 pikë dhe ky vlerësim nuk ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Pra nuk paskemi bërë fare progres. Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.
Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.
Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia, që është në vend të 78. Qeverisje më të fortë ka Maqedonia në vend të 56, dhe Bosnja është në të 60-in. Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet duke u përkeqësuar në raport me një vit më pare që ishte në vend të 93, me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, pranë shteteve si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia dhe Meksika, etj. Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 72, Maqedonia në vend të 62, Serbia në vend të 73.
Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2018-2019 janë Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda. Ndërsa tre të fundit janë Kongo, Kamboxhia, dhe Venezuela.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547