Bëhet fjalë për Sara Hoxhën e Ledion Liçon, trashëgimtarët e Top Medias të cilët janë edhe prindër të një djali, London Noor.
Newsbomb.al , mësohet se çifti do të martohet në muajin gusht në “Villa d'Este” në Como të Italisë.
Vendi është përrallor dhe i kushtueshëm më shumë se sa “qimet e kokës”.
Bëhet fjalë për qindra të ftuar të cilët do të qëndrojnë për 3 ditë në ambientet superluksoze të vilës ku pronotimi për 1 person, shkruan newsbomb.al, kushton plot 500 euro.
Hoteli me 5 yje ku do të qendrojnë të ftuarit e Ledionit dhe Sarës është një nga 10 më të shtrenjtët e më të bukurit në botë, shkruan newsbomb.al.
Përgatitjet tashmë kanë nisur edhe me shpërndarjen e ftesave nga ana e Ledionit që sigurisht për shpenzimet marramendëse do ndihmohet nga vajza trashëgimtare e Dritan Hoxhës, Sara.
Padyshim kjo do të jetë dasma e vitit dhe ndoshta më e shtrenjta në historinë e dasmave shqiptare.