Aktori i famshëm turk Kivanç Tatlitug së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe këtë e bëri të ditur Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani.
Ky i fundit pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina” prej ku tha lajmin në fjalë dhe pohoi ndër të tjera se Kivanç është një person tepër i thjeshtë dhe sillet mirë me këdo.
Duke qenë se ka një numër të lartë fansash në Shqipëri, ardhja e tij do lumturonte pa masë shumë shqiptarë.
Dumani po ashtu tha gjatë intervistës se e ka takuar Kivanç-in për herë të parë gjatë xhirimeve të serialit “Çarpisma”.