Plot një muaj më parë aktorja e njohur shqiptare, është martuar në fshehtësi. 37-vjeçarja Eliza Dushku kurorëzoi dashurinë me biznesmenin, Peter Palandjian, 54 vjeç dhe e konfirmoi martesën vetëm të shtunën, pasi publikoi disa foto nga ceremonia e 18 gushtit.
Ajo postoi disa momente nga dita e saj më e rëndësishme, krah së cilësoi shkroi vetëm ditën e martesës “8.18.18”, bashkangjitur me emoji-t e dy zemrave. Veç ditës së celebrimit, çifti duket se kishte organizuar edhe një paradë me biçikleta në Boston, vendlindjen e bashkëshortit të aktores. Çdo gjë ishte menduar deri në detaj, pasi edhe biçikletat kishin të shënuar ditët e tyre të martesës dhe bashkimet e emrave: “Peliza”.
Eliza e ka mbajtur romancën jashtë vëmendjes së publikut dhe ka ndarë vetëm disa foto me raste në mediat sociale.
Eliza Dushku, e cila u kthye në një aktore të njohur në Hollivud për rolet e saj në disa filma, shpalli fejesën me ish-tenistin në qershor të vitit të kaluar. Peter është gjithashtu president i “Intercontinental Real Estate Corporation” në Boston, kompani e cila është themeluar nga babai i tij.