Alba Hoxha dhe Albi Nako na kanë bërë gjithmonë kuriozë, nëse midis tyre ka diçka apo jo.
Çifti nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë gjë, por detaje nga jeta e tyre nuk i ka ndaluar titujt rozë të dyshojmë se ata janë më shumë se sa thjesht në marrëdhënie pune me njëri-tjetrin.
E megjithatë duket se pas shumë kohësh balerina ka dashur t'i japi fund njëherë e mirë thashethemeve për marrëdhënien e saj me koreografin dhe më troç se kaq nuk mund t'a thoshte.
E pyetur në Instastories nëse është ose jo në një lidhje me Albin, balerina për herë të parë ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi dhe se për të puna me koreografin është një eksperiencë e bukur dhe e rrallë.