Na kishte lajmëruar disa muaj më parë dhe tani u publikua. Ish Miss Shqipëria ka ardhur në sytë e publikut si prezantuese, aktore por tashmë vjen si këngëtare. Ajo ka debutuar në muzikë me kënën të cilën e ka titulluar “Alabama” për të cilën ka bashkëpunuar me dj e famshëm turk Burak Yeter.
Ka vetëm disa orë që është bërë publike dhe është pritur mjaft mirë.
Në një postim të saj në instagram, Almeda ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj që bënë të mundur realizimin e klipit ku nuk ka harruar të përmendë familjen e saj dhe bashkëshortin Tolgahan Sayisman.