Anwar Hadid dhe Dua Lipa janë një nga çiftet më të reja në shtypin rozë botëror dhe padyshim nga ato që dashurinë e tyre e kanë bërë më publike se askush tjetër, duke ndarë çdo detaj të mundshëm.
Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren për arsye se ajo feston ditëlindjen.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka marrë një sërë urimesh dhe dhuratash, mirëpo dhurata më marramendëse ka qenë ajo e partnerit të saj.
Në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ajo ka ndarë me të gjithë fansat e saj se Anwar i ka blerë një gurë të çmuar. Gjithashtu ka publikuar një kuti brenda të cilit ndodhet guri i veçantë që është në nuancat e blusë dhe ka etiketuar të dashurin e saj.