Anxhelina Hadërgjonaj megjithëse nuk ka qenë mjaft aktive në muzikë është një prej femrave më të komentuara të showbizit shqiptar pasi ajo qëndron gjithmonë në kontakt me fansat në profilin e saj në instagram dhe kjo është arsyeja pse numëron një numër të madh ndjekësish.
Së fundmi, Anxhelina ka publikuar në instastory një foto të sajën, në të cilën me siguri fansat mezi e kanë njohur.
Mesa duket Anxhelina këtë verë ka vendosur të bëjë një ndryshim në lukun e saj.
Ajo shfaqet me flokët e prerë shkurt deri mbi supe dhe të bëra me onde.
"Flokë të shkurtra për verën", ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. Çfarë mendimi keni, ju pëlqen Anxhelina e re?