Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila po bën namin me këngën e saj të fudnit duke arritur në pak ditë një sukses të paimagjinueshëm. Bëhet fjalë për Encën e quajtur ndryshe edhe si Mbretëresha shqiptare e Instagramit. Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku dje i ka befasuar të gjithë me foton e publikuar.
Enca ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për super yllin Mahlagha Jaberi, modelja iraniane që njihet si femra më e bukur në botë.
“Ajo është kaq e bukur, nuk mund ta besoj që është njeri dhe është po aq e bukur së jashtmi sa edhe brenda.”
Mirëpo Enca dhe Mahlagha me sa duket se janë mikesha pasi edhe modelja e ka publikuar foton e Encës në Instastory dhe i bën thirrje fansave ta ndjekin mikeshën e saj të talentuar Enca.