Aurela Hoxha është një ndër modelet më të suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj.
Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me fansat e saj foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, modelja ka ndryshuar look dhe s’mund të rrimë pa theksuar faktin se duket si një kukull e vërtetë, dhe ka një ngjashmëri të madhe me reperen e njohur dhe të adhuruar nga të gjithë, Iggy Azalea.
Prej kohësh modelja ishte bërë bjonde, mirëpo ajo e ka çelur edhe më shumë ngjyrën e flokëve duke u kthyer kështu në një bjonde të mirëfilltë.
Me pamjen e re duket shumë më e bukur dhe këtë e dëshmon më së miri fotoja që ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit.