Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë një nga çiftet më simpatikë dhe më të diskutuar në showbiz-in shqiptar.
Ata duket se janë tërë kohës pa punë pasi vetëm shëtisin nëpër vende të ndryshme të botës, duke shijuar jetën në maksimum.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendjen e fansave është vendimi që Usta ka marrë kohëve të fundit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Genta ka ndarë një video, derisa i dashuri i saj zbulon tatuazhin e ri.
Të vizatuar në krah, ai ka zgjedhur të ketë shqiponjën, duke e ekspozuar kështu para kamerës.