INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Bebe Rexha ndryshon ngjyrën e flokëve dhe mënyra do t'ju habisë të gjithëve

Wow! Bebe Rexha ndryshon ngjyrën e flokëve dhe mënyra do t'ju habisë të gjithëve

Publikuar më: 18:30 30-09-2020

E dimë që Bebe Rexha është vajza e surprizave, por nuk e mendonim kurrsesi këtë ndryshim kaq të papritur në “look”. Këngëtarja e njohur ka vendosur të heqë dorë nga flokët biond dhe t’i lyejë me një ngjyrë të zjarrtë.

Bebe as nuk është menduar fare të ndryshojë apo jo pamje, madje flokët i ka lyer vetë me duart e saj. Ajo ka zgjedhur që të kalojë nga ngjyra e verdhë tek e kuqja dhe për këtë ndryshim të madh u ka kërkuar mendim fansave se si duket.


Pjesa më e madhe e ndjekësve janë mahnitur dhe e kanë përgëzuar për lyerjen e mbi të gjitha për faktin që këtë gjë e ka bërë vetë pa ndihmën e një parukieri.


“Kishim të drejtë kur thoshim se e kuqja është ngjyra jote”, i ka shkruar dikush.

“Jam e mahnitur se si një njeri i famshëm e bën vetë këtë gjë pa ndihmën e parukierit”, ka komentuar një tjetër.


Ndërsa të tjerë kanë hedhur dyshime se me “look”-un e ri do të vijë një këngë e re, por këngëtarja nuk ka zbuluar asgjë më shumë. Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Bebe Rexhës është “You can’t stop the girl”, që e kapublikuar 1 vit më parë.e74b385d-be50-483e-8873-234d2145923a.jpg86b931c9-0a7f-4a15-9f5d-8d3549d71e0d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877