Bebe Rexha paralajmëroi para pak kohësh se shumë shpejt do të sillte një bashkëpunim me këngëtaren e re, Doja Cat. 2 ditë më parë ajo publikoi në rrjete sociale një foto përkrah Doja Cat, në të cilën të dyja artistet shiheshin duke pozuar në mënyrë mjaft provokuese për projektin e tyre që do të mbajë titullin “Baby I’m Jealous”.
Kënga e dy artisteve pritet të publikohet brenda 2 ditësh dhe deri sa të vijë ky moment, Bebe ka vendosur të ndajë disa nga momentet më epike nga prapaskenat. Bebe i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur pasi publikoi një video të Doja Cat duke bërë “twerk’ nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.
Reperja amerikane nuk arrin ta kapë ritmin e këngës dhe në video shihet se të gjithë qeshin me të. “Pjesa ime e preferuar e ditës së videoklipit. Doja Cat duke bërë twerk me muzikë shqiptare”, ka shkruar Bebe.