Tani do të quhet Shuhada ‘Davitt. Këngëtarja e famshme botërore ka hequr dorë nga katolicizmi dhe është konvertuar në islam duke marrë emrin e ri "Shuhada 'Davitt".
Bëhet fjalë për këngëtaren irlandeze Sinead O’Conoor. Në një seri të mesazhet fundit, këngëtarja nga Dublini, zbuloi se ajo kishte hequr veshjen klerike për hixhabin dhe është bërë muslimane.
“Kjo është për të njoftuar se unë jam krenare, që jam bërë një muslimane”, shkruante ajo.
“Ky është përfundimi i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Gjë që i bën të gjitha shkrimet e tjera të shenjta të tepërta”.
“Do të kem një emër i ri. Ai do të jetë Shuhada”.
Muzikantja vazhdoi të postojë një video të vetes, duke kënduar Adhanin - thirrjen islame në lutje.
“Kjo video është përpjekja ime e parë për të kënduar Ezanin”, shkruante ajo. “Kam marrë ndonjë gabim në prononcim, sepse emocionet më kanë bërë punën e tyre..., por do të ketë qindra të tjerë, që do të vijnë në skenë”.
O'Connor gjithashtu zbuloi, se ajo kishte veshur Hixhabin e saj për herë të parë me ndihmën e një mikeje në Dublin.
“Nuk do të postoj foto, për shkak se është shumë personale, dhe jam e turpshme. Por unë jam shumë e lumtur, shumë, shumë e lumtur”.