Luana Vjollca ishte shumë aktive këtë sezon veror me këngë dhe koncerte të ndryshme, por padiskutim kënga me të cilën bëri “namin” ishte “M’i dhe flakë mallit tim” në bashkëpunim me Bujar Qamilin. Suksesin e kësaj këngë e tregojnë më së miri dhe klikimet në Youtube, ku numërohen mbi 9.8 milionë. Bujari zbuloi sot në “Xing me Ermalin” se ftesa për bashkëpunim ishte bërë nga Luana dhe ai kishte pranuar. Këngëtari shtoi se Luana nuk ishte aspak e besdisshme.
Bujar Qamili zbuloi gjithashtu se edhe Luana, ashtu si ai, është shkodrane. Megjithatë këngëtarja është lindur dhe rritur në Tiranë prandaj mos përdorimi i theksit shkodran ka bërë që askush mos ta dintë këtë fakt për të.