Urime djema!
Ata janë dy ndër aktorët më të mirë shqiptarë të cilët prej vitesh i kemi parë në ekranet tona televizive dhe së fundmi do i shohim në një film amerikan. Bes Kallaku ka surprizuar fansat e tij në Instagram ku ka postuar trailerin e filmit të ri amerikan, 'The Brave', në të cilin ai dhe aktori e moderatori i “Kolaudim” në IN Tv, Ervin Bejleri kanë marrë pjesë.
Përkrah tyre do të luajnë aktorët e njohur amerikanë, Armand Assante dhe Louis Mandylor. Xhirimet e këtij filmi janë bërë në Shqipëri dhe Bes Kallaku ka shkruar: “Së shpejti në kinema”, në trilerin e filmit të ri aksion.