Getinjo është një nga reperët më të preferuar në estradën shqiptare.
Ai dhe vëllai i tij Mozzik ia kanë dalë që ndër vite të kenë goxha sukses në muzikën që bëjnë.
Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku ndan për fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo personale.
Ditën e djeshme ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit me një përshkrim që na la pa fjalë.
"Bjondina vjen mem lyp mu prej rusisë bro qato që nuk du me *i , e rrej që jom homo." - ka shkruar ai duke treguar mënyrën se si ai i largon nga vetja vajzat me të cilat nuk do të ketë të bëjë asgjë prej gjëje.
Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij dhe për këtë arsye ai mori vendimin për ta fshirë nga llogaria e tij e Instagramit.