Chiara Ferragni është një prej blogereve me më ndikim në botë dhe numëron shumë fansa në rrjetet sociale. Më 1 shtator ajo dhe këngëtari italian Fedez u betuan për dashuri të përjetshme në një ceremoni intime me miqtë.
Blogerja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale dhe veshjet e saj kthehen në trend për shumë femra në të gjithë botën. Nëpërmjet një postimi të fundit, Chiara ka treguar sërish se është fanse e këngëtares shqiptare Dua Lipa.
Madje, Chiara ka treguar se i pëlqen shumë sa herë dëgjon këngët e saj.
"Gjithmonë dëshiroj t'i dëgjoj këngët e tua"- shkruan blogerja krahas postimit ku etiketon Dua Lipën.