Aktori Burak Ozçivit i ka bërë një dhuratë bashkëshortes së tij, Fahriye Evcen.
Kjo e fundit prej disa ditësh është mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë dhe po kujdeset për të voglin e tyre.
Ndërsa Burak është detyruar t’i ndërpresë xhirimet e serialit për të mos rrezikuar jetën e familjarëve dhe njerëzve të afërt.
Mediat turke raportojnë se Burak i ka blerë një orë dore me çmim marramendës Fahriyes. Sipas mediave turke kjo orë kushton 170 mijë lira.
Burak Ozçivit po i përkushtohet shumë familjes gjatë kësaj periudhe. Ai nuk po largohet nga shtëpia dhe po shijon ditët në vetëkarantinë me bashkëshorten dhe djalin.
Dy aktorët, Fahriye Evcen dhe Burak Ozzcivit u martuan në vitin 2017 me një dasmë që u komentua nga të gjithë mediat, jo vetëm turke, por edhe të huaja. Ata u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar. Fahriye solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Karan.