Ajo është një nga reperet më të famshme në botë, këngët e të cilës numërojnë me miliona shikime në mediet sociale dhe gjithashtu ajo ka me miliona fansa në të gjithë botën. Në një përiudhë shumë të shkurtër Cardi u bë ndër më të preferuarat për të gjithë dëgjuesit në botë dhe së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas një sherri me Nicki Minaj.
Por tani Cardi B ka bashkëpunuar me fotografin e famshëm shqiptar Albert Marashi i cili ka realizuar setin e ri fotografik për Cardi B, përmes së cilit reperja promovon klipin e saj të fundit “Mi mami”.
E veshur me bikini ngjyrë rozë dhe flokë të së njëjtës ngjyrë, Albert Marashi ka arritur të fotografojë në mënyrë perfekte reperen, duke nxjerrë në pah ëmbëlsinë e saj dhe fotografi thotë që ajo më thërret “Papi”.