Kejvina Kthella ka arritur të bëhet ndër modelet më të famshme dhe më të suksesshme shqiptare. Bukuroshja shqiptare ndonëse ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale ku edhe sjell imazhe dhe fotosesione të ndryshme.
Ajo ka tërhequr sërish vëmendjen pas një fotoje të publikuar në instastory.
Në foton në fjalë, Kejvina shfaqet në krah të reperit me famë botërore, French Montana dhe bashkëngjitur imazhit të ndarë me fansat e saj të shumtë, modelja shqiptare ka shkruar:
“S’ka rëndësi sa keq kam dal, hello French Montana”.