Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani feston ditëlindjen ditën e sotme më 7 maj, por kjo është një ditë e veçantë edhe për dy persona shumë të rëndësishëm për të. Bëhet fjalë për gazetarin e njohur Eraldo Rexhon dhe regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn, të cilët festojnë ditëlindjen në të njejtën ditë me Arbanën e cila mbush plot 36 vjeç.
Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin duke e quajtur “binjakun” e saj, në një foto që ka hedhur në Instastory. Ajo ka postuar vetëm foton e të dashurit të saj të përfolur, Eduartit në të cliën shkroi: Gëzuar ditëlindjen binjak.
Sigurisht që s’ka munguar urimi për Eraldo Rexhon, me të cilin Arbana publikoi një foto dhe shkroi: Gëzuar ditëlindjen Laldo.