Serialet turke janë kthyer në serialet më të ndjekur në të gjithë botën dhe sigurisht që fansat kanë krijuar simpatitë e tyre për personazhe të ndryshëm. E një ndër aktoret më të preferuara është Meyrem Uzerli e cila edhe pse e ka nisur karrierën si modele, tashmë Meryem Uzerli mbush kopertinat e revistave për punën e saj në kinematografi.
Karriera e saj është duke kapur majat dhe pagesa që merr për një episod e bën ndër aktoret më të paguara.
Së fundmi mediat turke kanë raportuar se Meryem paguhet 50 mijë dollarë për një episod, që do të thotë pasuria e saj ka arritur një shifër e cila nuk mund të llogaritet më.
Meryem është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e “Sulltaneshës Hyrrem”.