Disa ditë më parë, reperja e njohur Loredana u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale. Ajo e mbylli “Instagram-in” për t’u rikthyer më pas, duke i fshirë të gjitha postimet. Kjo kishte një arsye të veçantë, pasi Loredana po promovon tashmë albumin e saj të ri, i cili publikohet në datë 11 Dhjetor.
"Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time”, shkruan Loredana teksa ndau një video të albumit të saj të ri të titulluar “Medusa”.
Ajo çka bie në sy nga postimet e tjera të Loredanës është ndryshimi i ‘look-ut’, pasi ajo është kthyer në brune dhe ka marrë komplimente të shumta. Gjithashtu ka vepruar njëjtë si Mozzik duke ndjekur vetëm vajzën e saj, Hana-n në Instagram.