INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow... “Çmendet”  Horoskopi

Wow... “Çmendet” Horoskopi

Publikuar më: 09:14 09-09-2017

Nuk do ta besoni çfarë parashikimesh do të lexoni sot nga horoskopi...

Dashi

Do i zgjidhni me qetësi sot problemet qe keni pasur në cift dhe do hyni në një fazë tjetër edhe më të bukur. Do bënit mirë të tregoheshit edhe pak me tolerantë. Beqarët do kenë një ndikim të dyfishtë nga planetet. Disa do i shtyjnë të dalin nëpër takime dhe disa te tregohen te matur. Ne planin financiar do iu duhet me patjetër të merrni ndonjë hua sepse nuk do ia dilni dot.

Binjakët

Bëni pak përpjekje sot që ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite sepse po vazhduat kështu do mërziteni mjaft. Beqaret do jenë shumë kërkues dhe nuk do vendosin kollaj për të filluar një lidhje. Kjo është gjë e mirë, por mos prisni gjatë sepse dikush tjetër do jua marë “fatin”. Financat do jenë delikate për shkak se nuk kujdeseni aspak për shpenzimet.

Gaforrja

Një takim impresionuese pritet gjatë kësaj dite për ata që janë beqare. Përfitoni dhe emocionet do jenë të shumta. Ata që janë në një lidhje nuk duhet te kenë zili të tjetër, por duhet te shtojnë dozat e imagjinatës për të ndryshuar sa me pare rutinën. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme dhe do e keni të vështirë t’ia dilni mbanë. Kujdes!

Luani

Jeta juaj në cift do jetë edhe më e bukur sesa ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Do i shprehni të dy ndjenjat dhe do ndiheni më mire. Do kaloni mjaft momente romantike. Beqarët nga ana tjetër duhet te bëhen më të duruar dhe te presin ende për shpirtin binjak. Ekuilibri buxhetor nuk do tronditet aspak. Vazhdoni me të njëjtën strategji dhe do keni përmirësime te ndjeshme.

Virgjëresha

Sot do arrini ta bindni partnerin tuaj të bëje atë që ju dëshironi dhe kjo do t’ju kënaqë pa mase. Nga ana tjetër komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjatë gjithë kohës. Beqaret do kthehen në specialistë të joshjes. Do e bëni për vete sa hap e mbyll sytë atë që iu pëlqen. Ne planin financiar analizoni mirë gjithçka para se tu bëni investime te mëdha.

Peshorja

Çiftet do kalojnë një ditë pasjonante dhe te mbushur me emocione. Nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë moment nga ai që dashuroni. Nëse jeni beqare dhe ende nuk keni gjetur personin e përshtatshëm, sot do i keni te gjitha mundësitë për ta arritur qëllimin. Shfrytëzojini! Ne planin financiar gjërat nuk do shkojnë ashtu si i mendonit kështu që kujdes!

Akrepi

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Do e kuptoni  me një shikim nevojat e partnerit dhe do e bëni atë të ndihet më mirë. Për beqaret asgjë nuk do ndryshoje. Bëhuni te duruar nëse doni te gjeni personin e përshtatshëm. Në planin financiar situata do vazhdojë të jetë e mirë. Shpenzoni me maturi dhe nuk do keni as tronditjen më të vogël.

Shigjetari

Do jeni shumë kokëfortë gjatë kësaj dite dhe nuk do i pranoni aspak kritikat e partnerit. Kujdes sepse mund te lindin edhe mosmarrëveshje me të. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Përgatituni shpirtërisht! Financat do ndikohen mjaft nga Merkuri. Do keni fat dhe do jeni më të qartë për hapat që duhet të hidhni.

Bricjapi

Ditë e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Pas një periudhe te zymtë dhe me mos marrëveshje, do jeni më të qetë dhe do filloni t’i pranoni gabimet. Beqaret do kenë më tepër mundësi te ndeshen me personin e duhur. Bëjini sytë katër që ta gjeni me lehtë atë. Financat do jenë të dobëta për shkak te shpenzimeve te shumta që do kryeni. Kujdes!

Ujori

Merkuri do jetë planeti më i favorshëm sot për jetën tuaj sentimentale. Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Nuk do keni asnjë debat. Beqaret nuk duhet te krijojnë iluzione të kota sepse do lëndohen. Merrini gjërat shtruar dhe me optimizëm. Financat do jenë të mira, kështu që mund te bëni edhe ndonjë transaksion te nevojshëm.

Peshqit

Ka gjasa që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do kuptoheni më mirë me njeri tjetrin dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Vazhdoni në këtë rrugë. Beqaret do kenë takime interesante. Përfitoni sa të mundni, por mos u nxitoni të merrni vendime te menjëhershme. Financat do jenë të ekuilibruara dhe nuk do keni as me te voglin problem.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373