U përfol si thashethem, por tashmë Ronaldo ka zbuluar të vërtetën. Ylli i futbollit është bërë baba i dy binjakëve dhe ai nuk mund të përjetonte lumturi më të madhe se kjo.
“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të mbaj në krah dy dashuritë e reja të jetës sime”, shkroi Ronaldo në foton e publikuar nga vetë ai, teksa mban në krahë dy fëmijët e tij, emrat e të cilëve janë Eva dhe Mateo.
Mësohet se ata kanë lindur para disa javësh nga një nënë zëvendësuese, por Ronaldo ka qenë i angazhuar me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, dhe kjo e ka kushtëzuar me takimin e binjakëve të tij. Tashmë Cristiano Junior nuk do të jëtë më fëmijë i vetëm.