Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Meda ka mbajtur një koncert në Zvicër, ku ishte edhe reperja Tayna, ndërsa salla ka qenë e tejmbushur.
Për shkak të pjesëmarrësve të shumtë, disa prej fansave kanë humbur ndjenjat.
Në videon më poshtë shihet Meda që mundohet të shpëtojë një vajzë të cilës i ka rënë të fikët. Gjithashtu në ato momente afrohet një tjetër pjesëtar nga stafi, i cili merr në krah vajzën për ta ndihmuar në prapaskenë.
Ndërkohë me anë të një postimi në Instastory Meda falenderon të pranishmit dhe lutet që të jenë mirë të gjithë ata që patën probleme me shëndetin.
Tayna gjithashtu reagoi lidhur me ngjarjen, ndërsa shprehu keqardhjen për faktin që nuk mundi t’i ndihmonte fansat e saj.
Gjithashtu në ato momente afrohet një tjetër pjesëtar nga stafi, i cili merr në krah vajzën për ta ndihmuar në prapaskenë.