Këngëtarja e njohur Enca, është një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara të showbizit shqiptar, e cila ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në Instagram.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive me fansat e saj, së fundmi ajo ka ndarë një foto mjaft të veçantë të një gjesti të ëmbël që kishte bërë njëra prej ndjekëseve.
Adhuruesja e Encës kishte tatuazhuar emrin e saj pranë kyçit të dorës dhe fotografinë e tatuazhit e kishte vendosur në jastëkun që i kishte dhuruar këngëtares.
"Ajo tatuazhoi emrin tim (tatuazhi i saj i parë) dhe pastaj më solli këtë dhuratë që unë ta kujtoj dhe do ta bëj. Sa e ëmbël."- ka shkruar Enca krahas postimit.