Më 16 maj, Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovosion” me këngën “Ktheju Tokës”. Që nga periudha kur fitoi “Festivalin e Këngës”, Jonida ka qenë shumë aktive në media dhe në rrjetet sociale ku e ka promovuar këngën e saj ashtu siç i ka hije.
“Ktheju Tokës” është pritur mjaft mirë nga publiku pasi është pëlqyer shumë dhe në sondazhe të ndryshme të kryera e kanë renditur shumë mirë Jonidën dhe madje është edhe pretenduese për fituese.
Këtë e tregon më së miri edhe sondazhi i fundit nga sajti më i rëndësishëm jozyrtari i “Eurovision Song Contest”. Bëhet fjalë për “wiwibloggs”, sajti numër 1 jozyrtar për festivalin më të rëndësishëm muzikor në Europë i cili ka realizuar një sondazh me rreth 42,632 votues për 41 konkurrentë dhe rezultatet ishin shumë interesante.
Sipas sondazhit, pretendenti kryesor për të fituar Eurovison është përfaqësueni i Holandës, Duncan Laurence me këngën “Arcade” që gjeneroi rreth 11.81% të votave.
Gjejeni kush renditet në vendin e dytë? Pikërisht këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi të cilën e kanë votuar 8.17% e të gjithë votuesve që e përkthyer në numër votash janë rreth 3,484 të tilla.
Ndërsa podiumi plotësohet me përfaqësuesin e Italisë, Mahmood që konkurron me këngën“Soldi” dhe nga votimet mori 6.95% të votave.
Një pozicion shumë komod për Jonidën së cilës i urojmë shumë fat dhe suksese.