Drini Zeqo është një ndër moderatorët më të njohur në botën e medias shqiptare. Shpesh herë Drini është vënë në qendër të thashethemeve për jetën e tij private, veçanërisht për ndonjë lidhje të mundshme me ndonjë vajzë, gjë të cilën e ka mohuar vazhdimisht.
I ftuar sot në "Thumb" ishte prezantuesi shumë i njohur dhe shumë i dashur nga të gjithë Drini Zeqo i cili si rrallëherë foli edhe për jetën private.
Drini tregoi se momentalisht nuk është në një lidhje dhe as në një flirt, por po shijon një eksperiencë të re. Mirëpo gjatë intervistës prezantuesi i habiti të gjithë kur u shpreh se dëshiron të bëhet baba.
"Ka ardhur momenti të bëhem baba. Është moment qe vjen në jetë, me moshën", u shpreh Drini, pa u zgjatur më shumë tek kjo pjesë.