Miley Cyrus do të jetë e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme ku do të performojë para publikut shqiptar në Prishtinë.
Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës në të gjithë botën dhe pjesëmarrja e saj në “Sunny Hill” është një publicitet mjaft i mirë për Kosovën.
Gjatë koferencës ditën e sotme, Dua është pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim të mundshëm mes vajzave dhe këngëtarja la të kuptohet se diçka e përbashkët do të vijë.
“Ka gjasa që unë e Miley Cyrus do të bëjmë diçka së bashku”, tha Dua Lipa.
Ndërsa në Insastories, Miley ka postuar një vizatim sa qesharak por dhe të ëmbël për pjesëmarrjen e saj në Sunny Hill Festival, duke u thënë shqiptarëve se është shumë e entuziasmuar të performojë për ta sot.