Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa i ka pushtuar ekranet në Times Square.
Nga Kosova në Britani- Dua Lipa është nominuar për “Artisten e re më të mirë”, kështu duke pushtuar ekranet gjigante në Times Square. Këngëtarja shqiptare e ka ndarë me ndjekësit një postim në Instagram, kështu duke i bërë sërish shqiptarët krenarë. ”Dashuri në Times Square”, ka shkruar Dua pranë postimit të saj aty ku shihet edhe emri i Kosovës.
Albumi i fundit i këngëtares shqiptare me titull ”Dua Lipa” është shpallur si më i dëgjurari në Spotify dhe Youtube ndërsa këngëtarja është nominuar për herë të parë në ”Grammy Awards” për dy çmime, “Artistja më e mirë e re” dhe atë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”.