PRej kohësh tashmë dihet historia e komlikuar e lidhjes së Bella Hadid me The Weeknd dhe e këtij të fundit me këngëtaren Selena Gomez.
Dy vite më parë Selena dhe The Weeknd ishin çift për rreth 10 muaj ku më pas u ndanë dhe këngëtari iu rikthye lidhjes me ish-të dashurën e tij modele Bella Hadid.
Sigurisht lidhja 10 mujore e Selenës me këngëtarin pati shumë spekulime dhe në atë kohë Bella e cila kishte patur një marrëdhënie shoqërore me këngëtaren nuk e ndiqte më atë në Instagram dhe në evente të ndryshme gjithmonë devijonin njëra-tjetrën.
E megjithatë duket se çdo gjë është e shkaur dhe e harruar, pasi ditën e sotme Bella ka pëlqyer një foto të Selenës të postuar nga make up artisti që kishte kryer grimin e këngëtares për Festivalin e Filmit në Kanë".
Kaq mjaftoi që interneti të shpërthente me komente.
Epo mendojmë se është gjë e mirë që çdo gjë është harruar dhe vajzat kanë vazhduar me jetët e tyre pa ndonjë hatërmbetje.