Kënga “Ktheju Tokës” kënduar nga Jonida Maliqi ia ka arritur të fitojë pikēt për t’u kualifikuar për finalen e madhe të Eurosong!
Mbrëmbjen e së enjtes u mbajt nata e dytë gjysmë finale ku radhën e 14-të ishte përfaqësuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi, e cila me performancën dhe vokalin e saj ja doli të çojë Shqipërinë në finalen.
Këngëtarja këndoi e rrethuar nga dritat kuq e zi dhe meszjarresh, por sigurisht që nuk mund të mungonte dhe detaji shqiptar. Në pak sekonda u shfaq edhe shqiponja e animuar në ekranin e madh ndërsa pas saj foleja me disa kërcimtarë.
Jonida u shfaq e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.
I urojmë shumë suksese Jonidës në finalen e madhe!
Shqiponjën e shihni në minutën 02:45: