Të gjithë nuk e prisnim këtë. ..
Për herë të parë në Shqipëri vjen “Colour Day Festival”, festivali është kthyer në traditë në shumë vende të ndryshme në botë. Ky festival me patente ndërkombëtare i është besuar prezantueses së IN Tv, Fatma Methasani, e cila është nje ndër moderatoret më ‘cool’ dhe të dashura të ekranit shqiptar. Deri më tani ky projekt na ka zbuluar dy emra që do të ngjiten në skenë në 12 Maj. Bëhet fjalë për moderatoren Fatma dhe reperin e njohur, Capital T. Në vijim do zbulohen emra të rëndësishëm që do bëhen pjesë, por na ngelet vetëm të presim./intv.al/