Padyshim që suksesi i këngëtareve shqiptare në skenën ndërkombëtare na bën shumë krenarë, e megjithatë nuk mund t'a mohojmë se do të donim një bashkëpunim ndërmjet tyre dhe pse jo të këndonin edhe në shqip.
Mesa duket kjo gjë është një opsion i mundshëm për Rita Orën.
Këngëtarja në një intervistë për "20min" në Zvicër, ku ndër të tjera ka rrëfyer lidhjen e saj të ngushtë me Kosovën të cilën mundohet ta vizitojë shpesh, si dhe planet për të ardhmen në muzikë.
E pyetur nëse kishte ndërmend të realizonte një këngë në shqip, Rita e la të hapur këtë mundësi për të ardhmen, duke u shprehur se është diçka që ka shumë dëshirë t'a realizojë.
"Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në gjuhën shqipe një ditë."- rrëfeu këngëtarja.