Sot babai i Rita Orës feston ditëlindjen dhe këngëtarja ka vendosur t'a urojë me një dedikim mjaft të veçantë.
Rita ka postuar një foto të sajën fëmijë dhe të babait të saj shumë vite më parë, ku këngëtarja duket teksa shërben kafenë me tabaka.
"Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im i ngushtë, heroi im, partneri im në krim dhe akoma më kërkon që të të bëj kafenë”, shkruan Rita Ora në postimin e saj në Instagram.