Eli Fara është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar.
Sot është një ditë e veçantë dhe e shënuar për të, sepse feston ditëlindjen e saj.
Në llogarinë e saj të Instagramit ka postuar një video, ku shihet një djalë i cili i afrohet me tortë në duar, teksa të gjithë familjarët dhe miqtë e saj këndojnë këngën e ditëlindjes.
Ajo duket shumë e gëzuar nga kjo surprizë e bukur që ka marrë.
“Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, ka shkruar këngëtarja në videon e publikuar në “Instastory”.
Në mungesë prezence, vajza e saj ka bërë një urim për nënën e saj, duke publikuar të njëjtën video me shkrim:
“Shpirt i motrës ti. Të bëhesh 100 vjeç mam, të dua”.
Eli Fara sot, ka mbushur plot 52 vjeç dhe duket shumë më e re për moshën që ka.