Elita Rudi po kalon disa ditë në Turqi bashkë me Gjikon dhe disa miq, udhëtim ky me rastin e ditëlindjes së saj të 28-të.
Teksa po kalon momente të paharrueshme, prezantuesja shqiptare ka arritur të takojë një nga personazhet më të dashur nga shqiptarët të serialeve turke.
Bëhet fjalë për aktoren Melisa Asli Pamuk, e cila në Shqipëri njihet për rolin e Asu në serialin ‘’Kara sevda’’ dhe si Jasemin n֝ë ‘’Yeni Hayat’’.
Bukuroshja, e cila ka një karrierë të suksesshme edhe si modele, në vitin 2011 është shpallur ‘’Miss Turqia’’.