Siç duket Era Istrefin do ta shohim kudo!
Ajo do të këndojë himnin zyrtar të Kampionatit Botërore Rusi 2017 së bashku me Ëill Smith dhe Nicky Jam. Ne nuk mund të ndihemi më krenarë se kaq, pasi një shqiptare do të këndojë himnin e një nga kompeticioneve më të rëndësishëm të futbollit dhe ka patur mjaft reagime nga shumë personazhe të njohur. Një ndër ta është ish-fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldinho, me të cilin ka realizuar edhe një foto para pak ditësh.
Futbollisti Brazilian ka publikuar një foto në Instagram ku ka etiketuar tre këngëtarët ku shkruan: Duke pritur diçka të veçantë nga miqtë e mi”.
Nuk mund të mos komentonte Era Istrefi në këtë foto e cila i shkroi 3 emoji zemra.