Vera ishte sezoni i sukseseve të njëpasnjëshme për Era Istrefin, 3 këngë të reja dhe performanca në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, krah Will Smith dhe Nicky Jam.
Por në fund të gushtit këngëtares shqiptare iu desh që t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e apendicitit. Tashmë duket se ajo është rimëkëmbur plotësisht dhe është gati për të sjellë të tjera suksese.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto me Willy William dhe të gjithë fansave iu krijua përshtypja se ata do të bashkëpunojnë. Era e ka etiketuar në foto dhe ka vendosur dy emoji flakë. Po po, jemi të sigurtë që bashkëpunimi i tyre do të jetë “flakëëë” nëse ndodh.