Era Istrefi po përgatitet për hitin e radhës. “Selfish” titullohet kënga që do vijë në bashkëpunim me DJ e famshëm Dimitri Vegas & Like Mike. Por teksa vazhdon regjistrimin e këngëve të reja, Era Istrefi po qëndron në Amerike dhe sigurisht nuk mund të mungojnë dhe takimet me yjet botërorë.
E një prej tyre që ka takuar është pikërisht miku i tij, DJ i famshëm, Diplo, me të cilin edhe bashkëpunoi për projektin “Live it Up”, që ishte himni i Kampionatit Botëror “Rusi 20018”. Fillimisht Era pozon me DJ-in duke shkruar: “Shiko kë takova”.
Por këtë herë ajo që i ka mbetur fiksim nga pamja e këngëtares duket se ishin thonjtë e zbukuruar me gurë, ndërsa Diplo përmend se janë bërë në Kosovë.
NAILS from Vimeointv.al on Vimeo.