Eva Murati është një nga moderatoret dhe aktoret më të pëlqyera të publikut, e cila gjithmonë tërheq vëmendje.
Bukuroshja ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, në një program që i ishte dedikuar qytetit të saj të lindjes, Elbasanit.
Eva ka treguar që është lindur në Elbasan, por është larguar nga ai qytet për t’u zhvendosur në Tiranë pas 6 vitesh, por ajo ende ruan kujtime shumë të bukura nga ai qytet.
Dedikuar qytetit të saj të lindjes, moderatorja e njohur bëri atë që nuk e ka bërë deri më tani në skenë dhe i ka surprizuar të gjithë duke na treguar një tjetër talent të saj.
Eva Murati është shfaqur në këtë mbrëmje si këngëtare dhe së bashku me Alar Band ka kënduar këngën “Vajta në Elbasan”.
Me këtë performancë Eva Murati na ka bërë të gjithëve për vete.
Nuk e dimë nëse pasioni i saj për muzikën do të ngelet vetëm këtu, apo do ta vazhdojë edhe më tej.