Dua Lipa është një prej këngëtareve më të dashura për ne, jo vetëm prej talentit por dhe rpej origjinës së saj shqiptare.
Ndërkohë që e kemi dëgjuar Duan të flasë shqip në intervista të ndryshme pasi ka fituar një famë ndërkombëtare, të pakta janë fotot e videot e saj nga fëmijëria.
Sot Dua ka vendosur të postojë një video ku shihet ajo dhe motra e saj, Rina, kur ishin ende fëmijë.
Dua, si motra më e madhe, ka prezantuar në shqip para kamerës familjen e saj, ndërsa dëgjohet duke folur në gjuhën amtare shqipe, por me dialekt kosovar.
Duket se Duas i mungon shumë familja, pasi në përshkrimin e videos ka shkruar se i mungon shumë dhe gjtihashtu ka pyetur ndjekësit e saj nëse mund t'a gjejnë se çfarë po thotë në video.
Duket se disa prej tyre e kanë kuptuar mjaft mirë dhe kjo duket në komentet që i kanë kthyer.