Dedikimet e artistëve për personat e zemrës janë padyshim këngët më të veçanta që edhe pëlqehen shumë nga publiku.
Një të tillë së shpejti do ta sjell Fero.
Afterparty.al mëson se reperi i njohur nga Gjilani ka realizuar një këngë dedikuar bashkëshortes së tij Arbenitës.
Kënga mban titullin ‘’Bella’’ dhe është punuar në VN Entertainment nga LorikM dhe FlorinB ndërsa beati është nga Mobb.
E veçanta e këtij projekti krahas dedikimit është pjesëmarrja e vet Arbenitës në videoklipin që i dedikohet asaj.
Projekti tashmë është finalizuar dhe për publikun do të publikohet brenda pak ditësh.
Kujtojmë se Fero ka paralajmëruar se tashmë po punon për këngë në gjuhën angleze me të cilat synon tregun ndërkombëtar.