Prej kohësh flitet se Genta Ismajli është shtatzënë madje ditë më parë u publikuan edhe disa pamje që tregonin këngëtaren me barkun e rrumbullakosur por konfirmim nga vet ajo nuk ka pasur ende.
Thuhet se Genta po shijon ditët e fundit të shtatzënisë por ajo nuk ka mohuar e as pohuar këto lajme deri më tani.
Së fundmi, burime për “Prive” kanë zbuluar se këngëtarja është disa muajshe shtatzënë dhe po pret binjakë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.
Sipas këtyre burimeve, Genta do të organizojë një baby shower pas disa ditësh, duke thyer heshtjen e pritjes së ëmbël.