INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Gigi Hadid parandalon SKANDALIN në sfilatën e Chanel [FOTO]

Wow! Gigi Hadid parandalon SKANDALIN në sfilatën e Chanel [FOTO]

Publikuar më: 19:29 01-10-2019

Vijon java e modës në Paris ku sot vëmendjen e mori një nga markat më të njohura, ajo e Channel e cila njihet për dizajnet më unike.
Këtë herë pasarela ishte shndërruar në një pamje tipike parisiene.
Diçka tepër e papritur ka ndodhur gjatë finales së pasarelës kur një vajzë u ngjit mbi pistë në Grand Palais dhe filloi të ecë me modelet e tjera.
Komediania Marie Benoliel u përpoq të sfilonte e veshur me kostum të zi klasik duke menduar se ishte mjaftushëm e kamofluar.
Gigi Hadid u dallua si shpëtimtarja e ditës, pasi 24-vjeçarja vendosi të bllokonte Marien dhe me qetësi vazhdoi ta shoqëronte atë jashtë nga skena.
Pavarsisht ngjarjes së pazakontë, shfaqja ishte një sukses dhe audienca shijoi të gjithë koleksionin pranverë-verë 2020.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662