Prej disa javësh tashmë Arbenita Ismajli dhe Fero janë kthyer në çiftin më të preferuar për publikun shqiptar. Kjo ndoshta për faktin se tashmë nuk fshihen më dhe dalin shpeshherë publikisht së bashku. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku publikojnë foto e video nga më të ndryshmet si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo personale, mirëpo kurrsesi nuk mungojnë deklaratat e ëmbla të dashurisë.
E tillë ishte edhe deklarata e fundit e shkruar nga Arbenita në një foto që ndau me ndjekësit e saj në instastory.
Modelja seksi shfaqet pas një dritareje, nga ku shkruan: “Ajo flet për ty sikur ke vendosur yjet në qiell”, shprehje e një këngë që tregon se Arbenita i thotë “botës” që Fero është “i mrekullueshëm” dhe ajo nuk ndalon së foluri mirë për partnerin e saj.