Ditën e djeshme, reperi i njohur kosovar, Majk, ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të, ku ka marrë shumë urime nga fansat dhe kolegët e tij.
Por ndoshta një nga urimet më speciale reperit i ka ardhur nga këngëtari i famshëm francez, Maitre Gims, prej këngëve të të cilit Majk është frymëzuar disa herë dhe ka ndodhur shpesh që fansat t’i vënë në dukje Majkut që kopjon atë, por ndoshta thjesht kanë zërin e njejtë.
“Ky dedikim special nga Maitre Gims shkon për Majk. Jetë të gjatë, qëndro i fortë dhe vazhdo. Bravo për ato që ke bërë deri më tani! Bravo për karrierën tënde! Shihemi së shpejti”, thotë Maitre në këtë video që ka postuar Majk, duke e uruar për ditëlindje reperin. “Faleminderit vëllai im. Një nga artistët më të mirë të gjallë”, thotë reperi.