Lidhja e Stresit me Keisin është komentuar në të gjitha mediat rozë duke u kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit.
Mjaftoi heqja e fotove në Instagram dhe heqja e mbiemrit të Stresit në Bio-n e Keisit dhe portalet shpërthyen me aludimet se midis çiftit kishte mbaruar gjithçka.
Mirëpo "ndarjen" e tyre e ka vërtetuar sot edhe Kejsi e cila ka postuar një video në Instastory ku shihet duke u argëtuar dhe në sy bie fakti që unaza e martesës nuk është më në gishtin e saj të katërt.